Arbenita Ismajli thyen heshtjen, reagon për arrestimin e Feros

Reperi i njohur, Fero, ditën e djeshme (29 tetor) u përfshi në një konflikt me producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.

Fero bashkë me truprojën e tij sulmuan fizikisht duke e kërcënuar edhe me një armën Jetmirin, në studion muzikore të këtij të fundit në lagjen Dragodan në Prishtinë.

Pas incidentit Fero bashkë me truprojën e tij u shpallën në kërkim nga policia, por disa orë më vonë të dy janë dorëzuar në stacionin policor.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Një reagim për gjithë ngjarjen sonte (e shtunë) ka bërë edhe bashkëshortja e reperit, modelja Arbenita Ismajli.

Përmes një postimi në InstaStory, Arbenita u shpreh se ata kanë lindur në një shoqëri që nuk i meriton, por shumë shpejt suksesi i reperit do ua mbyll gojën të gjithëve.

Foto: Arbenita Ismajli/InstaStory

“Njerëzit do flasin keq pavarësisht githçkaje. Mediat janë false. Shumë keq që kemi lindur në shoqëri të gabuar që nuk na meriton neve. Të urrejnë që je i vërtetë dhe person me zemër të mirë. Të njoh dhe e di që ata do të vrisnin të të shihnin duke rënë. Një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj. Ata planifikojnë por Zoti është planifikuesi i të gjithë neve. Shihemi së shpejti zemër. Le të vrasim urryesit me sukses”, ka shkruar Arbenita e cila ka bashkangjitur një imazh ku shihet pranë Feros.

Ndryshe, kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, që e pagëzuan me emrin Nina.