Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, cilësohet si njëra ndër modelet shqiptare më të bukura, shkruan lajmi.net.
Modelja e njohur shqiptare për bukurinë natyrale, është mjaft aktive në rrjete sociale ku edhe poston imazhe apo video me partnerin e saj teksa janë një ndër çiftet më të përfolura në showbizin shqiptar.
Ajo së fundmi ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e fundit, ndonëse nuk ka treguar format e saj trupore.
Arbenita ka pozuar për rrjetet sociale ku theksoi bukurinë natyrale teksa u shfaq me një fustan ngjyrë kremi dhe në fytyrë shkëlqente me grim të lehtë.