Arben Vitia, kryetar i Degës së Vetëvendosjes në Prishtinë

Arben Vitia është zgjedhur kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka falënderuar të gjithë për besimin dhe mundësinë që i kanë dhënë.

“Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ. Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtpërdrejtë u përmbyll me sukses”.

“Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithëpërfshirës shoqëror”.

“Duke ju falënderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë”, ka thënë Vitia, transmeton KlanKosova.tv.