Arben Vitia jep dorëheqje

Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Ky lajm është konfirmuar nga burime të sigurta për “Bota sot”.

Ai pritet që në konferencën për media të jap lajmin për dorëheqjen e tij.

Gjithashtu, mësohet se Dafina Gexha-Bunjaku do të jetë Ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë.

Gexha është me profesion epidemiologe dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit të Agjencisë së Ushqimit ku ishte emëruar vitin e kaluar.

Gexha është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha. Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar.

Ndryshe, Vita është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës.