Lideri i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar për një prurje të re në strukturat e partisë.
Ai bëri të ditur se doktoreshë Zyrie Arifi nga Komuna e Çuçer Sandevës i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët, duke e cilësuar këtë si një vlerë të shtuar për organizatën.
“Me doktoreshën Zyrie Arifin nga Komuna e Çuçer Sandevës, prurje e re në organizatën tonë. I urova mirëseardhje në Aleancën për Shqiptarët dhe suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Taravari.
Ai theksoi se subjekti që ai drejton mbetet i përkushtuar për forcimin e rolit të gruas në politikë, si pjesë e vizionit të përbashkët për zhvillim dhe përfaqësim më dinjitoz. (INA)





