Arben Taravari nga Saraji: VLEN-i nuk egziston, por është LEN

Në tubimin madhështor të organizuar sonte në Saraj nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Lideri Arben Taravari, mbajti një fjalim të fuqishëm politik, duke ironizuar kundërkandidatët dhe duke theksuar mbështetjen e plotë për kandidatin e AKI-së për Sarajin, Blerand Ramadani.

“E dëgjova Izetin mbrëmë në Saraj, që po thoshte se a doni ta sillni ‘bedelin’ e Gostivarit. O Izet, Blerandi… Blerandi është biri i Sarajit. Fatmirësisht, Blerandi nuk është bedeli i Mickoskit dhe kjo është e turpshme!” deklaroi Taravari.

Ai tha se VLEN-i nuk egizston dhe se është shëndëruar në LEN, poashtu kritikoi ashpër qeverinë aktuale dhe theksoi mungesën e përfaqësimit të vërtetë shqiptar në ekzekutiv, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e disa prej ministrave që aktualisht përfaqësojnë komunitetin shqiptar.

“VLEN-i nuk egizston dhe se është shëndëruar në LEN. Sot kemi tre ministra në qeveri që zyrtarisht nuk i përkasin partive politike shqiptare. Njëri prej tyre nuk është i yni, dy të tjerët – edhe pse janë nga Aleanca, nuk janë tonët. Kush i mban këta? I mban Mickoski. VLEN-i është shndërruar praktikisht në një instrument që Mickoski e përdor sipas interesit të tij,” shtoi Taravari.

Tubimi në Saraj konfirmoi rritjen e mbështetjes për kandidatin e AKI-së, Blerand Ramadani, i cili nga dita në ditë po shihet gjithnjë e më shumë si alternativa e re për të ardhmen e kësaj komune strategjike.