Arben Taravari: BDI po bën fushatë me lajme të rrejshme dhe me presione (Video)

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, i cili po garon edhe për një mandat në këto zgjedhje ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Intergrim (BDI) se po shërbehet me gjëra të ulta për të nxitë kundërshtarët gjatë fushatës elektorale. Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari tha se, për këto sulme jokorrekte nga ana e BDI-së, koalicioni ASH-AAA ka njoftuar të gjitha institucionet relevante dhe përfaqësitë e huaja në vend.

“Në përgjithësi fushata është relativisht e mirë, posaçërisht nga ASH-Alternativa si koalicion. Në bazë të anketave që i shikojmë, rezultatet dalin relativisht shumë më mirë se sa ishte pritshmëria jonë. Natyrisht edhe në këtë fushatë sikur edhe në fushatat tjera, kemi një lojë të ndyrë me shumë lajme të rrejshme nga ana e BDI-së. Me shumë presione prej institucioneve shtetërore, sidomos prej atyre që janë në kompetenca të BDI-së, kjo është dezhavu dhe disi e zakonshme në Maqedoni. Normalisht, ne si strukturë partiake i kemi njoftuar të gjitha instantcat ndërkombëtare edhe OSBE-ODIHR, si dhe ambasadat me relevancë në Maqedoni, për të gjitha lojrat e fëlliqta, të pista të cilat i shrytëzojnë në fushatë. Për ne nuk është e çuditshme, ato po e vazhdojnë fushatën njësoj, ne e vazhdojmë fushatën me pozitivitet, me projekte të reja dhe kështu do të vazhdojmë deri në fund, edhe sa na kanë mbetur prej fushatës”, u shpreh Arben Taravari për gazetën LAJM.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.