Njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Arben Fetai, gjatë tubimit përmbyllës të fushatës në qytetin e Tetovës, deklaroi se është kthyer nga Belgjika për të kontribuar në ndryshimin e gjendjes politike dhe shoqërore në vend, dhe jo për përfitime personale, raporton SHENJA.
“Unë u ktheva nga Belgjika sepse nuk mund të rrija larg. Duke parë se si populli ynë po zhgënjehej çdo ditë. Nga ata që e trajtuan pushtetin si pronë personale. Nuk erdha as për karrige, as për karrierë, por u ktheva për ndryshim. Sepse besoj se njeriu duhet të kthejë diçka pas, kur vendi i tij ka nevojë për të,” theksoi Fetai para mbështetësve të VLEN-it.
Ai kritikoi qeverisjet e deritanishme për mungesë përgjegjësie dhe keqpërdorim të pushtetit, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për një qeverisje të ndershme dhe transparente. /SHENJA/