Arbana Osmani publikon fotot e rralla nga fëmijëria

Sot po shënohet “Dita Ndërkombëtare e fëmijëve”.

E sot në ‘Instagram’ po qarkullojnë fotot e fëmijëve, por edhe të rriturve kur ishin fëmijë, shkruan lajmi.net.

Edhe Arbana Osmani ka publikuar foto gjatë kohës kur ishte fëmijë.

Mes tyre, Arbana ka publikuar edhe një foto kur ka qenë vetëm 4 vjeç teksa shihet duke moderuar një ‘nga spektaklet e saj’, gjë që dëshmon pasionin e saj për këtë profesion që fare e vogël.

“Mami im sapo më dërgoi këto foto nga fëmijëria dhe vura re se ca gjëra kurrë nuk ndryshojnë. Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve! (Foto e fundit jam unë 4 vjeç duke prezantuar “spektaklet e mia” natyrisht tek shtëpia e gjyshit në fshat)”– shkruan ajo.

Aktualisht Arbana është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Sa i përket planeve për tu rikthyer në ekran, prezantuesja ka treguar se nuk ka asnjë plan dhe se do e shohim vetëm në fund të dhjetorit kur pritet të fillojë sezoni i dytë i “Big Brother VIP 2”./Lajmi.net/