Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një detaj të vogël në një foto të postuar së fundmi. Në imazhin ku ajo shfaq petullat e sapobëra, vihet re se unaza e fejesës ndodhet mbi tavolinë, e jo në gishtin e saj.
Ky detaj ka shtyrë fansat të pyesin për arsyen, ndërsa Arbana e ka zbuluar vetë të vërtetën: gjatë gatimit, ajo preferon t’i heqë unazat për t’u ndjerë më e lirë dhe për të ruajtur pastërtinë e bizhuterive.





