Arbana Osmani, moderatorja e njohur shqiptare, në rrjetin social ‘Instagram’ ka treguar për ndërhyrjet në fytyrën e saj.
Arbana ka treguar se kur kishte bërë për herë të parë Botox, shkruan lajmi.net.
“Botoxin e kam bërë për herë të parë para 2 vitesh para fillimit të BB, vetëm të zona e ballit. Isha tmerr frikë normal, por që më pëlqeu rezultati dhe e ri përsërita pas 6 muajsh”, ka shkruar Arbana.
Ndërsa, ajo ka treguar edhe kur e kishte bërë për herë të fundit.
“Për herë të fundit e kam bërë vjet para dasmës, te balli dhe pak poshtë syve”, ka treguar ajo.
“Para dasme kam bërë gjithashtu morpheus dhe prophilo, fiks si nuset e qemotit që nuk linin gjë pa bërë”, ka shkruar ajo në Instastory.
Arbana ka treguar gjithashtu se i kanë pëlqyer rezultati./Lajmi.net/