Arbana Osmani dhe Eduardi pranuan urim të personalizuar nga Papa Françesku për dasmën e tyre

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj kanë organizuar një dasëm private dy ditë më parë.

Dasma e tyre u mbajt në Toskanë të Italisë me të ftuar miq, familjarë e disa personazhe VIP – të cilëve iu kërkua që të mos ndanin asgjë nga dasma në rrjetet e tyre sociale, shkruan lajmi.net.

Prezantuesja e “Big Brother VIP Albania” ndau me ndjekësit e saj në Instagram të hënën, disa detaje nga dasma e tyre glamuroze.

Mes të tjerash, ajo publikoi edhe letër të personalizuar urimi të cilin çifti e kishin marrë nga Papa Françesku, falë një mikut të tyre.

“Dhe në fund surprizën më të madhe na bëri miku ynë Dom Gjovalini, i cili na solli bekimin e shenjtërisë së tij Papa Françesekut”, shkroi Arbana në mbishkrimi ne fotografisë, teksa tregoi letrën e urimit.

Ndryshe, çifti janë prindër të dy fëmijëve.