Arb Manaj lë futbollin e Kosovës, transferohet në Turqi

Trepça ’89 ka udhëtuar në Pejë për ndeshjen e xhiros së pestë në Superligës së Kosovës ndaj Besës pa lojtarin e tyre më të dalluar, Arb Manaj.

Sulmuesi i talentuar do të largohet nga futbolli  i Kosovës, për t’iu bashkuar Ankara Keçiorengucu në Turqi.

Lojtarët e ftuar nga Trepça ’89 për ndeshjen ndaj Besës.

Ankara Keçiorengucu bën pjesë në ligën e dytë të Turqisë, por synon inkuadrimin në Superligë.

Manaj me këtë skuadër ka nënshkruar për tri sezone, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Manaj sezonin e kaluar ka qenë një nga futbollistët më të mirë në futbollin kosovar.

Ai tani i bashkohet listës së Jetmir Topallit dhe Visar Bekajt, që janë larguar nga Superliga e Kosovës, me të parin që është transferuar në Turqi, dhe portierin prishtinas në Shqipëri.