Që nesër Arabia Saudite do të fillojë gradualisht të pranojë kërkesa nga pelegrinë të vaksinuar të huaj për umre, pasi nuk pati për një vit e gjysmë për shkak të pandemisë së koronavirusit, kumtuan sot mediat lokale.
Me kapacitet i cili gradualisht do të rrite në dy milionë haxhinj, me 60.000 haxhinj në muaj, Meka dhe Medina do të fillojnë t’i përshëndesin vizitorët nga jashtë në xhamitë e tyre derisa janë në fuqi masat e kujdesit kundër Kovid-19.
Një përfaqësues zyrtar i Ministrisë për pelegrinazhin dhe umren deklaroi se hanxhinjtë vendorë dhe të huaj do të duhet të tregojnë vërtetimin për vaksinim kundër Kovid-19 edhe atë me ndonjërën prej vaksinave të miratuar në atë vend.
Haxhinjtë e vaksinuar nga vendet të cilave u është ndaluar hyrja në Arabinë Saudite do të duhet të karantinohen pas ardhjes.






