Arabia Saudite lejon myslimanët e huaj të zotërojnë prona në Mekë dhe Medinë
Arabia Saudite ka lejuar për herë të parë që myslimanët e huaj të blejnë prona në Mekë dhe Medinë.
Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave më 23 qershor 2026, në kuadër të programit Vision 2030.
Aplikimet bëhen përmes platformës Saudi Properties.
Gjithashtu, ata që blejnë një pronë të përfunduar me vlerë të paktën 4 milionë rialë sauditë (SAR), (925,000 €), të paguar plotësisht në para (pa kredi), mund të kualifikohen për Programin e Rezidencës Premium në Arabinë Saudite./Botaislame24



