Aplikacioni Stop.Korona mund të merret nga stop.koronavirus.gov.mk

Aplikacini mobil i Ministrisë së Shëndetësisë #StopKorona mund të merret nga ueb-faqja stop.koronavirus.gov.mk. Pasi që shfrytëzuesi do ta fusë në telefonin e tij celular, ai do të evidentohet nëse ka qenë afër ndo një personi të infektuar nga Kovid-19 gjatë 14 ditëve të fundit.

“Merre aplikacionin nga https://stop.koronavirus.gov.mk/ dhe aktivizo Bluetooth. Kur telefoni juaj do të ndodhet në afërsi të personit të sëmurë nga Kovid-19 i cili gjithashtu e ka aktivizuar aplikacionin, kjo informatë me lejen tuaj evidentohet në sistemin shëndetësor. Mbro veten dhe të afërmit e tu. Ndihmo – së bashku ta ndalojmë përhapjen e koronavirusit. Nga ne varet”, porosisin nga Qeveria.

Aplikacioni funksionon në parim të shifrave të anonimizuara, kështu që u jep përgjigje të shpejtë punonjësve shëndetësorë me cilët persona ka qenë në kontakt i infektuari në 14 ditë e fundit. ndihmon të informohen personat potencialisht të infektuar në mënyrë që t’u jepen udhëzime për vetëizolim, testim apo mjekim dhe ndihmon për shkarkimin e punonjësve shëndetësor lidhur me anketimin e kontakteve me të sëmurët.

Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski në promovimin e aplikacionit dje tha se ai garanton mbrojtje të plotë të privatësisë, nuk i ndjek kontaktet dhe nuk përdorë lokacion, as emër dhe mbiemër të atyre që e përdorin dhe shtesë e vetme që kërkon është numri i celularit të shfrytëzuesit.