Apeli i Albin Kurtit për shqiptarët në Maqedoni: Votoni kundër diskriminimit dhe pabarazisë

Ju nuk jeni provincë e shqipes, ju njësoj si shqiptarët e Malit të Zi, Luginës së Preshevës, Çamërisë, Kosovës, Diasporës, dhe kutpohete dhe Shqipërisë, pa harruar edhe arbëreshët, jeni zemra e kulturës tonë.
Por që potenciali i vajzës dhe djalit shqiptar të mund të shprehet, ai ka nevojë për disa kushte themelore. Këto kushte nuk realizohen dot aty ku ka diskriminim e pabarazi.
Shqiptarëve u duhet të jenë prezent kudo, aq sa u takon. Këtë të drejtë ua japin ligjet. Duk duhet lejuar që t’ua mohoj politika e vjetër, apo ajo e korruptuar. Ne jemi popull paqësor, por kjo nuk do të thotë se duhet të durojmë pa drejtësi, e nën korrupsion, pa arsim, e në injorancë, pa shëndetësi, e në ligështi, pa punë e në skamje. Pabarazia duhet të luftohet në të gjitha format e saj, tërë kohën dhe nga të gjithë ne, kudo që jemi, e që bëhemi.
Le të shpresojmë që kjo dora juaj përshëndetëse të jetë dora e mbarë, të jetë koha për një dorë shqiptare, që punon, që i zgjatet miqësisht kujtdo që dëshiron bashkëpunim, me drejtësi, e që i ndal padrejtësitë. Le ti lëmë pas të vjetrat, le të kthehemi kah e reja, se na duhen ndryshime, zhvillim e demokraci. Mbështeteni ndryshimin dhe më lini tua kujtoj edhe një herë, si Albin e si Vetëvendosje. Nuk jeni vetëm, jemi bashkë, kurrë nuk do të jeni vetëm. Ju faleminderit dhe urime! (Pjesë nga apeli i Albin Kurtit)