Apel për kumanovarët që nuk janë regjistruar

Na ndajnë vetëm edhe 5 ditë nga përfundimi i operacionit më të madhë statistikor në vend, Regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Duke pasur parasysh peshën dhe rëndësinë që ka ky Regjistrim në realizimin e të drejtave dhe përfaqësimin e shqiptarëve në çdo sferë të jetës në Maqedoninë e Veriut, apelojmë:

të gjithë ata qytetarë, të cilët për arsye të ndryshme nuk kishin mundësi të përfshihen deri në këtë moment në procesin e regjistrimit, por edhe ata qytetarë, të cilët në fillim kanë refuzuar të regjistrohen dhe në ndërkohë kanë ndrru mendje si dhe mërgimtarët tanë, të cilët nuk janë regjistruar as në mënyrë elektronike e as nga familjarët e tyre që kanë në vend, të njejtën ta paraqesin sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Këto ditë në dispozicionin tuaj do të jenë, instruktorët shtetëror shqiptarë për Kumanovë, Arsim Nuredini dhe Ridvan Ismaili.