Apel i ri nga Uoker dhe Diogardi: Votoni kryeministër Zijadin Selën, jo Ali Ahmetin e Naser Ziberin!

William Walker ishte njeriu që në vitin 1999 zbuloi para mbarë botës masakrën çnjerëzore të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Raçak. Me raportin e përgatitur për këtë masakër, ai de facto i dha dritë jeshile fillimit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, që në fund rezultuan me çlirimin e Kosovës.
Pikërisht njeriu meritor për çlirimin e Kosovës, tani 21 vite më vonë del në përkrahje të hapur për koalicionin e vetëm parazgjedhor të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Që nga lufta e Kosovës, Walker gjithmonë ka qenë pranë shqiptarëve në Kosovë por edhe në Maqedoninë e Veriut, duke lobuar palodhur për të drejtat dhe liritë e tyre. Mirëpo kjo do të jetë hera e parë që drejtpërdrejtë të kyçet në fushatë parazgjedhore. Një hap të tillë Ëalker e bën për shkak se është i bindur që shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë për ndryshime të cilat do të avanconin statusin e tyre, e tij

“Është koha që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të bëjnë ndryshime, siç bëhen ndryshime në mbarë botën demokratike. Më vjen keq që me vite janë gënjyer nga garnitura e tyre në pushtet, e cila pas zgjedhjeve ka harruar premtimet e veta”, ka thënë Walker në takimin e realizuar me përfaqësues të diasporës shqiptare, ku edhe ka premtuar ndihmën dhe angazhimin e tij të plotë gjatë fushatës.

Ai u ka bë apel shqiptarëve të Maqedonisë së veriut që për kryeministër ta votojnë Zijadin Selën e jo Ali Ahmetin ose Naser Zyberin.

Ëoker, bashkë me kryetarin e Lobit Shqiptaro-Amerian Xho Diogardi, pritet të vijë gjatë fushatës në Shkup dhe drejtpërdrejtë të përkrahë koalicionin mes ASH-së dhe Alternativës. Nëse lejon situata me pandeminë, Ëalker dhe Diogardi në Shkup do të shoqërohen edhe nga aktivistë të shquar të diasporës shqiptare në Amerikë.