Apel diplomatëve në Shkup: “BDI sërish po u ofron Komitave para për të thyer bilbordin e tyre te Qeveria!”

Deri sot ish anëtar dhe aktivist i BDI-së, por më nuk do të jem. Po ju shkruaj i shqetësuar për skenarin që është duke u përgatitur. Ju lutem letrën time ta botojni të plotë:

Para dy javëve kur u vendos bilbordi i BDI-së për kryeministër shqiptar, e lexova tekstin se BDI vetë ka paguar tifozë “Komiti” të theyjnë bilbordin dhe të shkaktojnë tensione që të marë jehonë iniciativa. Të jem i sinqert nuk i besova atij shkrimi.

Por sot, si pjesëmarrës kureshtar te tubimi para Qeverisë, rastësisht isha dëshmitar se si dy njerëz të partisë sime, një nga Saraji dhe një nga Çairi bisedonin përmes telefonit me tifozë të Vardarit “Komiti”, duke u ofruar para për të thyer bilbordin e BDI-së. Ata u ankuan se ideja me kryeministrin shqiptar nuk po “pin ujë“ dhe për ta aktualizuar këtë ide te shqiptarët do të ishte mirë të thyhet bilbordi nga Komitat dhe pastaj të ketë incidente.

Un, si prind i tre fëmijëve, si intelektual me magjistraturë të përfunduar dhe me doktoraturë të regjistruar, para së gjithash u bëj apel ndërkombëtarve ti menaxhojnë dhe ti pengojnë këto skenare, sepse te policia nuk kam shumë besim.
Për momentin nuk guxoj të dal publikisht, por pas 15 korrikut, me siguri do të dal edhe para kamerave dhe do të flas për këtë rast me qëllim që njerëzit që po përgaditin kësi lloj skenare të përfundojnë në burg.

Ju lutem për momentin anonim.