Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo i ka mbajtur të azhurnuar fansat e saj në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga pushimet e saj verore.
Në disa fotografi të publikuar gjatë këtyre ditëve, Hadërgjonaj mund të shihet në poza atraktive me veshje plazhi buzë pishinës.
Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram
Ajo u kujdes që të theksojë linjat e saj të trupit, të cilat vijnë si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.
Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram
Më pas, Hadërgjonaj ndau me fansat në Instagram edhe disa fotografi të tjera, ku shihej me bikini dy pjesëshe, të veshura me një fund të zi transparent.
Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram
Ndonëse në rrjetet sociale është mjaft aktive, Anxhelina ka kohë që nuk ka publikuar për publikun shqiptar ndonjë projekt të ri muzikor.
Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram
Foto: Anxhelina Hadërgjonaj/Instagram