Anxhela Peristeri publikon këngën e re “Flakë”

Artistja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja nga Shqipëria ka publikuar këngën më të re me titullin “Flakë”.

Producent i këngës është Alex Gjonpalaj, ndërsa muzika nga Stiv, Alex dhe Anxhela.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti i këngës është shkruar nga Stiv dhe këngëtarja, për miksimin Alex Gjonpalaj, ndërsa masterizimi nga Lorenc Aliaj.

Projekti u shoqërua edhe me videoklip, puna për të cilin iu besua ‘Max Production’.

Këngën më të re nga Anxhela, tashmë mund ta gjeni të plotë në kanalin zyrtar të artistes në YouTube. /Telegrafi/