Dhe, Anxhela Peristeri sapo ka bërë një postim në rrjete sociale derisa ka shkruar emocionin që ka përjetuar por edhe ka falënderuar të gjithë përkrahjen, shkruan lajmi.net.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram, ka ndarë një imazh nga prapaskenat e festivalit dhe ka shkruar se nuk është mërzitur sepse e ka shijuar në maksimum të gjithë ngjarjen.
“Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume ! ❤️( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve)🙏 Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi.Une e di se kush jam ,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj ❤️Ju falenderoj qe ishit krenare per mua 🙏🙏🙏🇦🇱🇦🇱🇦🇱”, kanë qenë fjalët e këngëtares.
Ndryshe, Italia ishte ajo e cila zuri vendin e parë ndërsa të tretin Zvicra me shqiptarin, Gjon Muharremaj./Lajmi.net/


