Anulohet seanca kuvendore e Komisionit për politikë të jashtme

Seanca kuvendore për politikë të jashtme në të cilën gjashtë ambasadorët e sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhej të referojnë për aktivitetet e tyre të ardhshme është anuluar për të hënën në ora 16.

Platformat e veta për aktivitete diplomatike do t’i prezantojnë ambasadorët Teuta Agai Demjaha në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Shpresa Jusufi në përfaqësinë diplomatike-konsullare në Prishtinë, Shaban Jashari në përfaqësinë diplomatike-konsullare në Doha, Svetllana Geleva në Misionin e Këshillit të Evropës, Strasburg, Danço Markovski në përfaqësinë diplomatikekonsullare në Tiranë dhe Faton Bejta në përfaqësinë diplomatike-konsullare në Kopenhagë.

Qeveria, nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, në mbledhje të mbyllur e konfirmoi listën me 19 propozime për ambasadorë të emëruar në Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshilli i Evropës (Strasburg), KB (Gjenevë), Doha, Pragë, Nju-Delhi, ROmë, Tel Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin./TV21/