Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno”

Seanca kryesore për lëndën e njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”, e cili duhej të mbahet sot, u anulua pas njoftimit se njëri nga të akuzuarit ndodhet në izolim shtëpiak pas testit të marrë pozitiv ndaj kovid-19, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup.

Sipas protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19, seanca kryesore do të shtyhet me qëllim që të kalojë periudha për izolim, ndërsa gjykimi do të vazhdojë më 2 dhjetor në orën 10:00, për çfarë palët në procedurë tashmë janë njoftuar, theksojnë nga Gjykata.