Anulimi i karnavalit nuk e lejoi “koronën” të hyjë në Strumicë

Tradita shekullore e Karnavaleve të Strumicës u ndërpre këtë vit për shkak të pandemisë me koronavirusin. Por, siç thonë banorët e Strumicës, çdo e keqe për të mirë. Mosmbajtja e karnavaleve nuk lejoi që “korona” të hynte në qytet dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me Kovid-19.

Përkatësisht, edicioni i këtij viti të Karnavaleve Ndërkombëtare të Strumicës duhej të mbahej nga 26 shkurti deri më 3 mars, ndërsa mbrëmja kryesore e karnavaleve ishte caktuar për më 29 shkurt. Në të duhet të merrnin pjesë 46 grupe karnavalesh, me mbi 1.800 pjesëmarrës. Rastet e para që u infektuan në vend me Kovid-19 u regjistruan në 26 shkurt dhe në mesin e tyre të dyshimtë kishte edhe banorë nga Strumica, të cilët ishin në izolim shtëpiak.

Vendimi për të mbajtur apo jo karnavalet, të cilat këtë vit shënojnë tre dekada që nga forma e organizuar e mbajtjes së tyre, ishte më i vështiri për kryetarin e Komitetit Organizativ, Aleksandar Cicimov, i cili edhe vetë shënon 30 vjet në krye të një prej karnavaleve më të mira të Evropës.

“Nga kjo distancë, unë mendoj se kemi marrë vendimin e duhur, megjithëse më vjen keq dhe ende nuk mund të vij në vete, sepse jubileu i karnavalit dhe jubileu im personal kanë dështuar. Pas koncertit, ne organizuam një takim nën maska ​​dhe pasi u këshilluam me autoritetet, morëm një vendim që t’i jepnim fund festimeve të karnavaleve më 28 shkurt”, kujton Cicimov.

Ai sqaron se para fillimit të Strumicës sinjali më i madh për anulimin e tij ishte thirrja e një grupi të karnavaleve nga Greqia, i cili e informoi atë se të gjitha karnavalet lokale janë shtyrë, përfshirë edhe atë në Patra, i cila është një nga më të mëdhatë.

“Ne organizuam një takim të përbashkët me grupet tona të karnavaleve dhe biseduam me ta nëse do të performojnë. Shumica e grupeve dolën me mendimin se nuk do të kishte karnaval, d.m.th. na thanë që nëse merret një vendim për të organizuar natën kryesore të karnavalit, ata do të performojnë, por nuk garantojnë se prindërit do t’i lënë fëmijët të shkojnë”, tha kryetari i Komitetit Organizativ të Karnavaleve të Strumicës, Aleksandër Cicimov.

Kryetari i Komunës Kosta Janevski ka theksuar vazhdimisht se së bashku me të gjitha masat e marra, anulimi i karnavalit mund të jetë thelbësore që në Strumicë të mos ketë akoma të infektuar me koronavirus.

“Nga kjo distancë kohore jam krenar që ishim komuna e parë që morëm një vendim shumë të rëndësishëm, dhe kjo është anulimi i Karnavaleve të Strumicës – një nga ngjarjet më domethënëse dhe më masive me një traditë të gjatë, shenjën e qytetit tonë. Është një ngjarje ndërkombëtare, në të cilën marrin pjesë grupe të huaja dhe vizitohen nga një numër i madh adhuruesve vendas dhe të huaj. Më 26 shkurt, u diagnostikua pacienti i parë me koronavirus në vendin tone, ndërsa mbrëmja kryesore e karnavaleve duhej të mbahej në 29 shkurt. Duke anuluar karnavalin, ne kemi marrë vendimin e duhur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve tanë”, tha kryetari i komunës së Strumicës, Kosta Janevski.

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Strumicë, Petre Vitanov, beson se situata me koronavirusin në Strumicë është nën kontroll.

“Të gjithë të dyshuarve iu merret tampon, i merren kontaktet e tyre dhe ata menjëherë dërgohen në izolim, d.m.th. vetizolimit. Pika funksionon çdo ditë dhe testohen të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Deri më tani, mbi gjashtëdhjetë qytetarë janë testuar dhe ne kemi vetëm dy raste pozitive dhe ata tashmë janë shëruar. Sidoqoftë, ato nuk janë në territorin e komunës së Strumicës, por njëra ishte në komunën e Bosilovës dhe tjetri në komunën e Novo Selës, pra ata janë në territorin e mbuluar nga Qendra jonë”, tha Vitanov.

Pas vendimit për anulimin e mbrëmjes ndërkombëtare të Karnavaleve, u tha se pas përfundimit të krizës, mund të përcaktohet një datë për të përsëritur karnavalet. Kreu i Karnavaleve të Strumicës beson se tani është e vështirë të thuhet nëse do të mbahet përsëri dhe se kur do të mbahet.

“Nëse anë anuluar ngjarjet më të mira sportive dhe kulturore në botë, siç janë Olimpiada, të cilat mbahen një herë në katër vjet dhe ku qarkullojnë para të mëdha, është absurde për ne të mendojmë për një karnaval. Është e vështirë të marrësh një vendim për ta organizuar shpejt. ndoshta edhe më tej. Dëmi është i madh, sepse maskat e pjesëmarrësve janë gati. Është më mirë të presim se çfarë do të tregojë koha , respektivisht se kur do të kemi të dhëna relevante dhe të sigurta, me siguri do të bëjmë diçka”, tha Cicimov.

Në fund, ai shtoi edhe një herë se është thellësisht i bindur për korrektësinë e vendimit për anulimin e karnavaleve dhe dëshMEDIAL më e mirë për këtë është se asnjë manifestim tjetër karnavalesh nuk u mbajt pas atij të Strumicës.