Antony Blinken mbërrin në Pekin, një vizitë që synon stabilizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Pekin për dy ditë takime me zyrtarë kinezë.

Udhëtimi shënon vizitën e parë të një diplomati amerikan në Kinë në gati pesë vjet.

Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi kryesor i bisedimeve është stabilizimi i një marrëdhënieje që është bërë jashtëzakonisht e tensionuar.

Kjo po ndodhë pothuajse pas pesë muajve, pasi vizita e mëparshme e Blinken u shty pas fluturimit të një balone të supozuar spiune e Kinës në hapësirën ajrore të SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë ulur pritshmëritë për vizitën, dhe të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk presin ndonjë përparim të madh.

Qëllimi, thonë zyrtarët amerikanë, është rihapja e linjave të nivelit të lartë të komunikimit dhe stabilizimi i marrëdhënieve që janë tensionuar që nga incidenti i balonës.

Kina ka organizuar stërvitje ushtarake pranë Tajvanit, të cilin Pekini e konsideron një pjesë integrale të Kinës.

Në anën tjetër SHBA mban lidhje të ngushta me qeverinë e Tajvanit të zgjedhur në mënyrë demokratike.