Antonio Conte ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk do të arrijë ta udhëheqë drejtpërdrejt skuadrën e tij në sfidën e së shtunës ndaj Brighton.
Italiani doli pozitiv në testin e bërë pas ndeshjes ndaj Aston Villas, të cilën “Spurs” e fituan me rezultat 4-0.
Një konferencë para kësaj ndeshje, që pritej të bëhej para gazetarëve, tashmë është zhvendosur në formë virtuale, përmes Zoom.
Conte aktualisht qëndron i izoluar, me klubin i cili pret që ai të rezultojë negativ në testin e dytë dhe të kthehet në detyrë.