Antisemitizmi në kohë krize globale

Shkruan: Elbasan Sahiti, politolog

“Në të vërtetë, ka në fund të fundit vetëm një motiv kryesor për t’u marrë me antisemitizmin: t’i rezistosh atij” – (Gottschlich, Maximilian referuar. Grigat 2023: 11).

Persekutimi, urrejtja dhe armiqësia ndaj popullit hebre vazhdon edhe sot si pasojë e antisemitizmit. Antisemitizmi nuk mund të deshifrohet nga sjellja, veprimet apo historia hebreje, por vetëm duke analizuar antisemitizmin. Kjo është kështu sepse antisemitizmi është krijuar nga vetë antisemitët ,,Nuk është karakteri i çifutit ai që krijon antisemitizmin, por antisemiti [krijon] hebreun” (Sarte referuar. Peham 2023: 2). Mbi këtë bazë, antisemitizmi mund të kuptohet si duhet vetëm si një fenomen psikologjik “Thelbi i antisemitizmit, të cilin Horkheimer dhe Adorno përfundimisht e kuptojnë si një fenomen që mund të kuptohet psikologjikisht, është “ngasja e pa ndriçuar” që manifestohet individualisht, por që gjenerohet përtej individit” (Salzborn 2019: 328). Mos harroni këtë, pavarësisht nga koha dhe rrethanat, qofshin akuzat mesjetare apo moderne, ato ndryshojnë vetëm formën dhe jo karakterin e urrejtjes dhe armiqësisë që përmban dhe ka në thelb antisemitizmi.

Forma e parë përfshinte akuza të drejtpërdrejta kundër popullit hebre, të njohur si antisemitizmi para-modern “Akuza për vrasjen e Zotit, përdhosje e mikpritësit, legjenda e vrasjes rituale, hebrenjtë si helmues” të cilat lidheshin drejtpërdrejt me fenë, respektivisht me fenë krishtere. Në atë kohë, kombet nuk ekzistonin “Arsyeja pse antisemitizmi ka zgjedhur “çifutin” si objekt projeksioni janë dallimet midis krishterimit dhe judaizmit” (po aty: 328). Rrënjët e antisemitizmit ishin në fe. Ideja ishte për të bërë një dallim. Kjo akuzë e ka përndjekur popullin hebre gjatë shekujve “1096 trazira dhe vrasje kundër hebrenjve […] 1420/21 dëbimi i komunitetit hebre të Vjenës […] 1670 dëbimi i hebrenjve të Vjenës” (Bailer-Galanda 2023: 6). Gjatë gjithë historisë, ata janë persekutuar, ndjekur dhe vrarë nga lëvizje të ndryshme shoqërore me besime antisemite.

Forma e dytë, e cila ka të njëjtin karakter si e para, njihet si antisemitizmi modern, i cili ndryshon nga antisemitizmi paramodern, që nuk do të thotë se nuk përmban elementet e tij fetare, për të argumentuar këtë është dëshmia e Covid-19, e cila u quajt ‘Plandemi’, “Një variant modern i kësaj legjende mesjetare të helmimit të puseve […] Qëndrore është lidhja e hebrenjve me sëmundjen, vdekjen dhe djallin” (Vogel 2022: 83). Ndërsa antisemitizmi modern është një formë e re e përshkrimit të popullit hebre “Antisemitizmi si nënprodukt i qytetërimit […] ato shfaqen si pjesë e progresit” (Simmel referuar. Peham 2023: 9). Dallimi këtu është se antisemitizmi modern nuk është një akuzë kundër popullit hebre si një entitet konkret, por si një entitet abstrakt në formën e parave ose të vlerës së parave “Antisemitizmi modern, në kontrast me anti-judaizmin paramodern […] i akuzon hebrenjtë se nuk janë konkret, por se janë abstrakt” (Salzborn 2019: 326).

Sepse interpretimi antisemitik nuk është i interesuar për një proces transformimi mimetik, por për transformimin e realitetit të jashtëm. Botëkuptimi antisemitik nuk është i interesuar për një proces transformimi mimetik me përfaqësim të suksesshëm të objektit dhe njohje të njëkohshme të subjektit, por anasjelltas për një transformim projektiv-deluziv të realitetit të jashtëm me synimin për të përshtatur mjedisin shoqëror me strukturën e shtytjes deluzive të individit (po aty: 330).

Ky transformim ndodhi si rezultat dhe domosdoshmëri e kohëve moderne, për të cilën fajësohet populli hebre, si kapitalizmi, liberalizmi apo ekonomia në përgjithësi, shihen si gjëra të dizajnuara nga populli hebre, kjo sepse antisemitët i shohin si pjesë e progresit modern dhe si sundimtarë të botës “Këtu përgjegjësia për triumfin e kapitalizmit dhe për reagimin që ai provokon u vendoset hebrenjve” (Jay referuar. Peham 2023: 13). Një studim i fundit tregon se 36 % e njerëzve në Austri besojnë se “hebrenjtë dominojnë botën e biznesit ndërkombëtar” (IFES 2023: 6).

Në kuadrin e gjithë kësaj, regjimi totalitar i nacional-socializmit, duke përdorur të gjitha tiparet e antisemitizmit modern, përhapi idenë se “ose ne do t‘i shfarosim ata, ose ata do të na shfarosin ne”, kështu ishte ideologjia dhe propaganda që nuk kishte nevojë për hebrenjtë, por vetëm për figurën hebreje për të konkretizuar urrejtjen, zilinë dhe persekutimin deri në asgjësim. Ideologjia e regjimit nazist u mbështet plotësisht në kushtet e antisemitizmit modern, i cili pati pasoja të mëdha dhe të pariparueshme për popullin hebre në përgjithësi, siç ishte Holokausti. Sikur të mos mjaftonte Holokausti dhe e gjithë periudha e persekutimit nazist të popullit hebre, si dhe anti-judaizmi i krishterë “Anti-judaizmi i krishterë, megjithatë, i përzier në mënyrë të pandashme me motive dytësore antisemitike […] merr në mënyrë eksplicite përgjegjësinë për Holokaustin” (Radonic 2018: 59) dhe pas gjithë kësaj kohe, përsëri pa asnjë ndërprerje, deri më sot, antisemitizmi vazhdon në forma dytësore, të cilat në thelb nuk ndryshojnë aspak nga antisemitizmi modern, si mohimi i viktimave, me vetëdije apo pa dije, bashkimi i strategjive institucionale për të relativizuar Holokaustin, duke mohuar përgjegjësinë për fajin, duke ia hedhur fajin vetëm autorëve sepse të gjithë ishim viktima, duke i cilësuar vrasjet dhe persekutimet si të natyrshme, duke argumentuar se dhunë ka pasur gjithmonë. Se të gjitha këto janë disa elemente të antisemitizmit dytësor, që nuk ndryshojnë në thelb nga antisemitizmi modern (Radonic 2023: 8).

Për të argumentuar të gjitha këto është zgjedhja si president i Federatës Austriake Waldheims Walzer dhe në të njëjtën kohë barazimi i grave me viktimat si vartës të autoritetit “Nëse dikush shmang ndjenjat e fajit dhe përgjegjësisë ndaj asaj që kanë kryer nazistët, kjo jo vetëm që do të thotë që dikush dëshiron të pastrohet, por edhe se ka gjetur atë që është bërë gabim dhe për këtë arsye e refuzon atë” (Adorno, Theodor, referuar. Kistenmacher 2012: 52).

Le të kthehemi në periudhën nga shekulli i 19-të deri në vitin 1945, lirisht mund të thuhet se gjatë kësaj periudhe ka pasur armiqësi ndaj hebrenjve në ideologjinë e së majtës, si rezultat i pikëpamjeve të tyre ideologjike “E majta politike ka gjithashtu një anti-semitizëm ‘latent’, pra një formë jozyrtare, të mohuar dhe të shtypur të antisemitizmit” (Kistenmacher 2022: 30). Duke marrë parasysh këtë, është e drejtë të konkludohet se antisemitizmi tek të majtët pas viteve 1960 ishte i motivuar kryesisht nga “Kujtesa dhe mbrojtja e fajit”. Armiqësia e së majtës ndaj Izraelit shihet edhe nga këndvështrimi i mbrojtjes nga faji, duke pretenduar se hebrenjtë, të persekutuar nga fashizmi, po e bëjnë veten fashistë përmes kapitalit amerikan për të eliminuar dhe asgjësuar palestinezët “Hebrenjtë e dëbuar nga fashizmi janë bërë vetë fashistë, të cilët, në bashkëpunim me kapitalizmin amerikan, duan të zhdukin popullin palestinez” (Kistenmacher 2023: 9).

Në të njëjtën kohë, antisemitizmi islamik është shumë i vjetër, pasi ka ekzistuar para periudhës së vitit 1945, dhe pas kësaj periudhe karakterizohet si lëvizja më e madhe antisemite në botë. Të dy janë thelbësisht të ndryshëm sepse antisemitizmi islamik është më agresiv se antisemitizmi anti-sionist. Le te mos harrohet se antisemitizmi islamik nuk mund te jetë asnjëherë i barabartë me antisemitizmin krishter, sepse këta të fundit ishin shumë më brutal dhe vrasës ndaj popullit hebre “Qartësia dhe hapja e formulimeve, duke përfshirë kërcënimet e qarta për asgjësim, të kujtojnë më shumë traditat radikale evropiane të krahut të djathtë të anti-sionizmit sesa ato të krahut të majtë” (Grigat 2023: 27).

Lëvizjet Antisemite mbështetet kryesisht nga nacionalistët arabë, të cilët pretendojnë se hebrenjtë në botën arabe përfaqësojnë proceset shoqërore modernizuese “Hebrenjtë në botën arabe u sulmuan si përfaqësues të proceseve të modernizimit ekonomik dhe socio-politik që çuan në pasiguri masive” (po aty: 30). Ndërsa antisemitët e së majtës mbështeten në idetë anti-kapitaliste dhe anti-imperialiste, pika qendrore e referencës është një nacionalizëm çlirimtar anti-imperialist i bazuar në marksizëm-leninizëm “Kushdo që bën thirrje kundër kapitalit hebre, zotërinj, është tashmë një luftëtar klase, edhe nëse nuk e di, ju jeni kundër kapitalit hebre dhe dëshironi të luftoni punonjësit e tregut të aksioneve” (Pfemfert, Franz z.n Kistenmacher 2022: 54).

Meqenëse një nga detyrat kryesore të teorisë kritike të antisemitizmit është të shqyrtojë argumentet se anti-sionizmi është pasojë e konfliktit midis Palestinës dhe Izraelit, kjo nuk është kështu dhe nuk mund të jetë ndryshe, sepse faktet tregojnë të kundërtën. Antisemitizmi islamik i mështetur nga lëvizjet nacionaliste janë shkaku kryesor i konfliktit, jo krijimi i një shteti hebre që mbron lirinë dhe të drejtat e veta, në fund të fundit të drejtë si çdo popull tjetër. Me termin konflikt në këtë rast nuk nënkuptohet hedhja e fajit njërës apo tjetrës palë, sepse konflikti në mes popullit arab dhe hebre kërkon një shqyrtim shumë më të thellë sesa që mund të duket sipërfaqësisht.

Pra, gjëja që e dallon rrënjësisht antisemitizmin anti-sionist është se antisemitizmi islamik nuk ka të bëjë fare me krijimin e shtetit të Izraelit, por me urrejtjen dhe të gjitha pikëpamjet e tjera antisemite, të cilat në fakt u rritën pas krijimit të shteti të Izraelit. Kërkon shqyrtim të thellë nëse kjo urrejtje dhe bindje antisemite është apo jo si rrjedhojë e fesë Islame, sepse në shikim të parë duket të jetë përtej kësaj.

Në të njëjtën kohë, antisemitizmi i majtë dhe antisemitizmi islamik kanë të njëjtat pikëpamje në lidhje me shtetin e Izraelit, sepse të dy kanë pikëpamje anti-sioniste “Pozicionet anti-sioniste që u përfaqësuan në të majtën evropiane perëndimore pas Luftës Gjashtë Ditore dhe në shtetin e Evropës Lindore u larguan që nga fillimi i viteve 1945 […] ky pozicion ekzistonte tashmë para vitit 1933” (Kistenmacher, Olaf referuar Grigat 2023: 24).

Sigurisht, teoritë konspirative të bazuara në mite janë aktive sot në elementët përbërës të antisemitizmit; kjo mund të shihet edhe në antisemitizmin shiit, ku besohet se për popullin hebre gjaku i johebrenjve është një ritual fetar që praktikohet, diçka që lidhet me mitet konspirative të mesjetës “shkruan një klasik antisemitik […] në të cilin ai shpjegon se konsumimi i gjakut johebre është një rit fetar midis hebrenjve” (Grigat 2023: 30). Edhe antisemitizmi i së majtës përfshihet në teoritë konspirative rreth globalizmit dhe shoqërive kapitaliste.

Antisemitizmi latent tek të rinjtë duhet trajtuar dhe marrë seriozisht, duke i lejuar ata të jenë të hapur dhe të pafrikë, përmes punës edukative kritike ndaj antisemitizmit, qëllimi i së cilës është të ndërgjegjësojë njerëzit për imazhet. Edukimi rreth antisemitizmit në shkolla padyshim luan një rol të rëndësishëm, por nuk e eliminon antisemitizmin, sepse marrëdhënia midis arsimit dhe antisemitizmit është ambivalente.

Për momentin shoqëria po kërcënohet nga neonazistë, kryesisht të rinj, të cilët vazhdimisht thirren në elementë thjesht antisemitë. Në këtë drejtim, shteti duhet të jetë më vigjilent për të parandaluar zgjerimin dhe ndikimin e tyre në shoqëri, dhe lëvizje të tilla neonaziste të së djathtës ekstreme duhet të trajtohen vazhdimisht nga organe të ndryshme për rrezikun që paraqesin, duke ndikuar në këtë mënyrë në ngritjen e ndërgjegjes sociale.

Njerëzit me besime fetare, të cilët kryesisht vijnë nga vendet të ndyshme ose kanë lindur këtu në Evropë, paraqesin një potencial të lartë rreziku për shoqërinë. Kjo mund të argumentohet në bazë të studimeve të fundit të kryera në vend “Shfaq vazhdimisht një qëndrim shumë më të fortë antisemitik sesa popullsia austriake në tërësi” (IFES 2023: 10). Mënyra për të shmangur këtë problem është përshtatja e të huajve me vlerat sociale dhe kulturore të vendit dhe kjo duhet bërë përmes institucioneve shtetërore. Së fundi, shoqëria duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje antisemitizmit latent.

Personalisht, mendoj se antisemitizmi duhet luftuar individualisht, pastaj në familje dhe në shoqëri, pa asnjë kompleksitet. Të gjithë duhet të bëjnë diçka për të kundërshtuar antisemitizmin në shoqërinë tonë apo kudo ku jemi në botë. Ajo që ndodhi me popullin hebre nuk duhet relativizuar, nuk duhet harruar kurrë. Personalisht, unë besoj se aftësia për të menduar në mënyrë abstrakte dhe për të ndjerë konkretisht duhet të inkurajohet tek fëmijët dhe të rinjtë në mënyrë që të forcohet artikulimi autentik (Salzborn referuar Rajal 2021: 187).

Bibliografi:

Bailer-Galanda, Brigitte 2023: Nationalsozialistischer Vernichtungsantisemitismus. 2 Einheit.

Grigat, Stephan. Kritik des Antisemitismus heute – Zur kritischen Theorie antijüdischer Projektionen, der Presistenz des Antizionismus und der aktuellen Gefahr des islamischen Antisemitismus. Baden-Baden: Nomos Verlagsgesellschaft mbH & Co. KG. 2023.

IFES. Antisemitismus 2022 – Hauptergebnisse im Überblick. Studie im Auftrag des österreichischen Parlaments. Wien, 2023.

Kistenmacher, Olaf 2023: Linker Antisemitismus und Antisemitismus in der Linken. 8 Einheit.

Kistenmacher, Olaf. Antisemitismus in der politischen Linken als Thema der Bildungsarbeit gegen Judenfeindschaft. Leipzig: Erich-Zeigner-Haus. 2022

Kistenmacher, Olaf. Sekundärer Antisemitismus – Ein Erklärungsansatz für Antisemitismus in der Linken”. Berlin: Rosa Luxemburg Stiftung, 2012.

Peham, Andreas 2023: Theorien über und gegen Antisemitismus. 1 Einheit.

Radonic, Ljiljana 2023: Erinnerungskultur und sekundärer Antisemitismus nach 1945. 4 Einheit.

Radonic, Ljiljana. Die friedfertige Antisemitin reloaded; Weibliche Opfermythen und geschlechtsspezifische antisemitische ,,Schiefheilung”. Granz: CLIO, 2018

Rajal, Elke. Möglichkeiten und Grenzen antisemitismuskritischer Pädagogik. Frankfurt: Dr.Kurt Debus GmbH. 2021.

Salzborn, Samuel 2019: Antisemitismus als negative Leitidee der Moderne. 3 Einheit.

Vogel, Isolde. Verschwörung, Corona und die Erklärung allen Übels. Innsbruck: Ges.m.b.H. 2022.