Njësia e hetimeve e Stacionit Policor Zveqan kanë hasur në një rimorkio ku pas kontrollit kishin hasur ne dy thasë me uniforma, antiplumbë, 5 karikatorë të AK-47 me municion dhe paisje tjera ushtarakeSipas policisë, rasti dyshohet se ka të bëjë me rastin Banjska.
Mjetet e dyshimta të cilat janë konfiskuar janë si ne vijim:1 Uniformë ushtarake kamufluese,
5 karikator me 132 fishek të armës AK-47,5 fatrolla për mbajtje te karikatorëve në gjoks,
4 pale pantallona ushtrak,4 jakne ushtarake,
3 fotrolla të radiolidhjeve,1 antiplumb,
2 rripa brezi ushtarak1 jelek taktik,
1 çantë taktike1 helmetë e gjelbër
1 kapelë, dhe1 dritë rrotative
Ne vendin e ngjarjes kane dal të gjitha njesitë relevante policore. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Rasti nën hetime.Nuk ka persona të arrestuar dhe dyshohet se këto armë i përkasin një personi të dyshimtë i cili tashmë është në kërkim për rastin Banjska.