Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit me nismë deri tek Prokuroria Themelore Publike fillimin e procedurave për ndjekje penale ndaj ish kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski dhe kryetarit aktual të Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki.
Nga Antikorrupsioni njoftojnë se në bazë të raporteve nga Revizino, për ish-kryetarin Georgievski ekzistojnë bazë për dyshime për parregullsi në ndërtimin në një parcele kadastri në Maxharit në rr. “Pero Nakov”, nga kompania “Elektroelement”, gjegjësisht për objektin e ri të kompanisë “Volvo”.
Ndërakaq, nga Antikorrupsioni njoftojnë se për kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, ekzistojnë bazë për dyshime për shpenzimin e buxhetit në mënyrë joadekuate si dhe për realizimin e prokurimeve publik në komunë.