Antikorrupsioni do të hetoj Shilegovin për konflikt interesash

Komisioni për antikorrupsion ka hapur procedurë për të hetuar nëse Qyteti i Shkupit po derdh para në Zyrat e Avokatisë së kryetarit Petre Shilegov, për shërbime konsultative. Në konferencën për media, kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska sqaroi se procedura është hapur pas zërave në opinion që kreu i Qytetit të Shkupit ka lidhur kontratë me zyrën e tij për avokati.

U njoftuam përmes zërave në media se Qyteti i Shkupit ka lidhur kontratë me Shoqërinë për Avokati dhe nga Qyteti i Shkupit derdhen para në Shoqërinë e avokatisë, për këtë pjesë ne nuk kemi punuar. Do ta kontrollojmë dhe do ta njoftojmë opinionin – deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK.

Ivanovska sqaroi se Komisioni në një rast tjetër më herët kishte konstatuar konflikt interesash kur Shilegov kishte lidhur kontratë për shërbime konsultative me Zyrat e tij të avokatisë, megjithatë rasti ishte mbyllur pasi Shilegov kishte prishur kontratën. Nga Komisioni për anti-korrupsion po ashtu vlerësojnë se emërimi i Bojan Llazarevskit si ushtrues detyre i Agjencisë së Filmit është kontestues. Sipas anëtarit të antikorrupsionit Vlladimir Georgiev, emërimi është kontestues për shkak se Llazarev në të njëjtën kohë është edhe anëtar i Bordit drejtues së Agjencisë së filmit.

Nuk mundet drejtori të bëjë propozime e më pas, në të njëjtën kohë, i njëjti person si anëtar i Bordit drejtues t’i miratojë ato propozime, ose si anëtar i Bordit drejtues ta angazhojë drejtorin e më pas si person i njëjtë ti zbatojë këto vendime të bordit. Andaj në këtë mënyrë ne veprojmë në formë parandaluese, e do i themi Qeverisë ndoshta edhe në seancën e sotme, që ta shkarkojë këtë person nga anëtari i Bordit, nëse vlerëson se ky person duhet të jenë ushtrues detyre i Agjencisë së Filmit -tha Vladimir Georgiev, anëtar i KSHPK.

Nga Komisioni për pengimin e Korrupsionit njoftuan se së shpejti të gjithë bartësit e funksioneve publike që kanë bërë shkelje në deklarimin e pasurisë, së shpejti do të marrin njoftimet për të paguar gjobat.