Anësori i Ajaxit, Anthony, nuk ka garantuar se do të qëndrojë te holandezët.
Këtë e bëri të ditur vetë ai, përmes një interviste të dhënë së fundi.
“Jo, për të qenë plotësisht i sinqertë, nuk mundem të garantoj. Ajo që mund të them është se dua të marr vendimin e duhur me familjen time, partnerët e biznesit dhe Ajax-in, gjë që është e mirë për të gjithë”, tha braziliani.
Lojtari pëlqehet shumë nga Manchester United.




