Anthony Joshua pranon ofertën e Tyson Fury për një meç: Jam gati në dhjetor

Anthony Joshua ka pranuar të duelojë me Tyson Fury.

Gjatë ditës së djeshme, Tyson Fury publikoi një video në ‘Twitter’, ku i bëri thirrje boksierit britanik, Anthony Joshua, për një duel ku do të vihej në lojë titulli i kampionit WBC.

Thirrjes së Tyson Fury i është përgjigjur Joshua, duke i thënë se është gati për një duel, si dhe duke i dhënë adresën për të kontaktuar personin kompetent për aranzhimin e meçit.

“Po, pajtohem”, ka shkruar Joshua, transmeton lajmi.net. “Unë nuk bëj bisedat ‘online’, kontakto me 285MGT”, shtoi ai.

“Do të jem gati në muajin dhjetor. Khalas”, ishin fjalët e AJ.

Mbetet të shihet nëse dueli mes Joshua dhe Tyson Fury do të aranzhohet dhe tifozët do të mund të shohin më në fund duelin mes tyre.