Përfaqësuesi i Shoqatës Antibixhoz në Tetovë, Irmija Emurllai ankohet se autoritetet po tolerojnë presionin dhe dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Në deklaratën për Lajm Tv, ai flet edhe për rastin e javës së kaluar kur u sulmua një aktivist i kësaj shoqate, duke marë lëndime të rënda.Emurllai kërkon reagim më energjik të institucioneve përkatëse, e jo të tolerohen sulmuesit. Këtë sulm Lëvizja Anti Bixhoz e vlerëson si sulm ndaj përpjekjeve të tyre që në mënyrë institucionale të sillet ligji për lojërat e fatit. Lëvizja “Anti Bixhoz” funksionon tash disa vite në Maqedoninë e Veriut dhe të njëjtit kanë organizuar protesta dhe aksione të ndryshme guerille, kështu duke kërkuar distancimin e kazinove së paku 3 kilometër nga çdo vendbanim.
Ankohet Lëvizja Anti Bixhoz, autoritetet në Tetovë po tolerojnë sulmet ndaj nesh (VIDEO)
Ankohet Lëvizja Anti Bixhoz, autoritetet në Tetovë po tolerojnë sulmet ndaj nesh (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Wednesday, June 17, 2020