Anketë: Mbi 50% e qytetarëve nuk u besojnë kryetarëve të komunave

Në një anketë të zbatuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, sic njofton KlanM, gjysma e qytetarëve vlerësojnë se Kryetari I tyre I Komunës nuk meriton të rizgjidhet. Gjithsejt 57% e shqiptarëve vlerësojnë se kryebashkiaku I tyre nuk duhet të rizgjidhet, për dallim nga maqedonasit me 37.9%.

Simpatizantët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, kanë qëndrime diametralisht të kundërta për rizgjedhjen e Kryetarëve të Komunave. Sic transmeton KlanM, 81.8% nga LSDM-ja vlerësojnë se meritojnë të rizgjidhen derisa 87% e VMRO-DPMNE-së thonë se nuk meritojnë mandat tjetër.

Sipas anketës, tre kryebashkiakët më të mirë janë: Mitko Jançev – Kavadar, Arben Taravari – Gostivar dhe Maksim Dimitrievski – Kumanovë. Për ta janë prononcuar 10.5%, 7.5% respektivisht 6.8% e të anketuarve.

Të pyetur se për cilën parti politike do të votijnë në zgjedhjet lokale,sic transmeton KlanM, 22.4% e qytetareve kanë thënë se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, kurse 21.6% për LSDM-në. Për BDI-në do të votonin 8.0%, kurse për ASH-në 6.2%. Për “E Majta” 5.2%.

Për Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, anketën e ka zbatuar M-Prospekt. Të dhënat ishin grumbulluar me anketë telefonike në periudhën nga 17 deri më 24 Mars 2021. Anketa është zbatuar me 1.003 të anketuar. /KlanMacedonia