Anketë e re në Kosovë: VV fiton 54 për qind, LDK e Isa Mustafës ka rënë në 10 për qind

Një sondazh i fundit i realizuar nga “Riinvest” e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj, sipas sondazhit, vjen Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.
E treta sipas këtij sondazhi është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.3 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.5 për qind.
Sondazhi është bërë publik në RTV Dukagjini dhe ekipin që e ka bërë sondazhin e ka udhëhequr Armend Muja, deri në ditën që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Muja është futur tani edhe në garë për deputet.
Disa studentë që e paraqitën sondazhi janë cilësuar si “tifozë të Albinit e Vjosës”, prej njërit nga analistët e ftuar./zëri
Ky është rezultati i partive:
54.1% VV
14.9% PDK
10.3% LDK
6.4% AAK
1.4% Nisma
5.0% Lista Serbe