Anketa e IRI-t amerikan: Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski politikanët më të padëshiruar në Maqedoni

Në anketën e fundit të IRI-t, Ali Ahmeti është renditur si politikani më i padëshiruar në Maqedoni. Ahmeti e ka lënë mbrapa edhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Për kryetarin e BDI-së 64 për qind e të anketuarëve janë deklaruar se kanë mendim krejtësisht jo të favorshëm, kurse për Gruevskin 59 për qind, transmeton Gazeta Lajm.

Sa i përket rejtingut të partive, e para në këtë anketë radhitet LSDM me 17 për qind, VMRO-DPMNE me 16, BDI 7 për qind, Aleanca për Shqiptarët 5 për qind, kurse Besa, 4 për qind.