Anketa e fundit: ASH & AAA epërsi ndaj BDI-së kudo

Qendra për hulumtime politike dhe komunikim ka zbatuar një anketë në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut. Bëhet fjalë për anketë të realizuar “sy më sy” me 1381 të anketuar në kontakt të drejpërdrejt sipas metodës të rastësishme.

Anketa është realizuar në të gjitha njësitë zgjedhore, në periudhë pren 28 qershor deri më 5 korrik të vitit 2020.

Pas anketës së realizuar dhe të dhënat e përpunuara Qendra për hulumtime politike dhe komunikim i ka marrë rezutatet në vijim:

Anketa tregon se për koalicionin “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM do të votojnë 36,5% e të anketuarve, ndërsa për koalicioni “Ripërtrirje” të udhëhequr nga VMRO – DPMNE do të votojnë 32,3% e të anketuarve.

Në bllokun politik shqiptar, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën do të votojnë 6,3% ndërsa, për BDI 5,5% e të anketuarve.

Numrat tregojnë se koalicioni “Mundemi” në krye me LSDM-në është në epërsi për 4,2%ndaj kundërshtari politik koalicionit “Ripërtrirje” në krye me VMRO DPMNE-në.

Te partitë politike shqiptare, koalicioni Aleanca dhe Alternative është në epërsi për 0,8% nga kundështari poitik BDI.

Nga anketa e realizuar, 22,4% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për një parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 1

Në njësinë zgjedhore numër 1 koalicioni “Mundemi” në krye me LSDM-në është në avantazh për 10,5% ndaj koalicionit “Ripërtrirje” në krye me VMRO DPMNE-në. Përkatësisht, të anketuarit janë përgjigjur se për LSDM-në dhe koalicionit do të votonin 38,4 ndërsa për VMRO – DPMNE-në dhe koalicionin 27,9%

Në bllokun politik shqiptar, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative është në avantazh prej 0,2% ndaj BDI-së.

22,1% e të anketuarve në njësinë zgjedhore 1 janë përgjigjur se do të votojnë për një parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 2

Në njësinë zgjedhore nr. 2 LSDM është para VMRO-DPMNE-së për 5,6% . Përkatësisht, 31,3 % janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 25,7%.

Në bllokun politik shqiptar, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative është para BDI-së për 1,4%. Përkatësisht për koalicionin Aleanca dhe Alternativa do të votonin 7,9%, ndërsa për BDI-në 6,5%.

28,6% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 3

Në njësinë zgjedhore nr. 3 VMRO DPMNE është para LSDM-së për 7,4% . Përkatësisht, 33,8 % e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 41.2%.

Për koalicionin Aleanca dhe Alternativa do të votonin 0,1% e të anketuarve dhe numër i njëjtë i të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për BDI-në.

24.8 %e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 4

Në njësinë zgjedhore nr. 4 LSDM është para VMRO-DPMNE-së për 0,9% . Përkatësisht, 40.8% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 39.9%.

Në bllokun politik shqiptar, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën do të votonin 0,1%. Numër i njëjtë i të anketuarve dhe numër i njëjtë i të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për BDI-në.

19.1% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 5

Në njësinë zgjedhore nr. 5 LSDM është para VMRO-DPMNE-së për 1,3% . Përkatësisht, 32,7 % e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 31.4%.

Në bllokun politik shqiptar, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është para BDI-së për 0,2%. Përkatsisht për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën do të votonin 5,4%, ndërsa për BDI-në 5,2%.

23,5 % e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 6

Në njësinë zgjedhore nr. 6 anketa tregon se për Aleancën për Shqiptarët dhe për Alternativën do të votonin 27,6%, ndërsa për BDI-më 18,9%. Në këtë njësi zgjedhore Aleanca dhe Aternativa është para BDI-së për 8,7%.

Te blloku politik maqedonas LSDM është para VMRO-DPMNE-së për 9,9 % . Përkatësisht, 19,9 % e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 10%.

23% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Anketa tregon se në bazë të përgigjeve të të anketuarve, votuesit kanë më shumë besim në liderin e LSDM-së. Zoran Zaev. Për dallim nga oponenti i tij politik, Hristijan Mickoski të cilit i besojnë 28,9% e të anketuarve, Zaevit i besojnë 37,4%, që është për 8,5 % më shumë.