Anketa e rradhës e publikuar nga Kantar BRIMA, është anketa e radhës që konfirmon anketën e publikuar dje nga Brima Gallup Internacional e që fitues në kampin shqiptar njxer Lëvizjen BESA, Alternativa dhe Grupin e Zjarrit.
Për këtë anketë ka reaguar edhe sekretari i Lëvizja BESA, Adnan Azizi. Sipas Azizit hovin e rritjes së BESËS në elektorat ska kush e ndal.
“Sipas anketës së realizuar nga 1 – 21 korrik 2023, vetëm Lëvizja BESA ka RRITJE kundrejtë të gjitha partive tjera të bllokut shqiptar, krahasuar me anketën e realizuar 8 Prill – 4 Maj 2023, dhe atë:
Lëvizja BESA: 9% (+2%) vs BDI 11% (-3%)
– Nëse BDI-se ja heqim Grupin e Zjarrit atëherë del prapa Lëvizjes BESA, gjë që sot ka ndodhur me shkëputjen e Izet Mexhitit!
Kjo jep për të treguar që populli shqiptar ka një adresë të sigurtë ku beson dhe do ta mbështes si hëna e plotë në terrin e natës, Lëvizjen BESA e cila do ta bëj ndryshimin demokratik në vend bashkë me partitë tjera opozitare, dhe pa dyshim se ky front i bashkuar do të jetë fitues në zgjedhjet e ardhshme!
Populli shqiptar po e sheh, përcepton dhe pranon me zemërgjërësi si shpresë fitoren dhe rotacionin politik në kampin politik shqiptar të Lëvizjes BESA – Alternativës dhe Lëvizjes së Izet Mexhitit!”, ka shkruar Azizi në Facebook.
Kujtojmë që anekta e Brima Gallup e publikuar gjatë ditës së djeshme nxori fitues bllokun opozitar kundrejt pushtetit aktual.