Ankesa të shumta nga diaspora për aplikacionin e regjistrimit

Sot nis regjistrimit i popullsisë, familjeve dhe banesave, për të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore si dhe familjarët e tyre, për diasporën, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët.

Por, duket se qytaret e Maqedonise se Veriut qe punojne ne diaspore kane probleme te shumta me aplikacionin per regjistrimin nga diaspora.

“Pershendetje!
Po tentoj qe 5 here me bo regjistrimin prej ne Suedi por spo mundem, pasi po i kaloj 5 faqet e para te formularit te aplikacionit po me kthen prap te faqja e pare ku po shkrun se ki numer amë tanime eshte i regjistruar, ndersa une akoma si kam kalu e plotesu te gjitha hapat e nevojshem te regjistrimit. Shtet hajn, shtet i flliqt. Ne suedi pas 3 viteve banimi e kam mar pasaporten suedeze pa asnjelloj problemi e vendi ku u linda, rrita dhe u shkollova ta pamundeson te plotsosh nje formular te thjeshte e te pohosh ate qe je, arsyja po dihet, te minimizohet numri i shqiptareve. MARREEEEE”, ka shkruar ne inbox-in e gazetes LAJM, nje mergimtar nga Kumanova qe jeton ne Suedi. Ankesat e tilla qe arrijne ne adresen tone jane te shumta qe ne mengjes.

Drejtoria e Entit Shtetërorë për Statistika njoftoi se vetëregjistrimi do të zhvillohet përmes ueb aplikacionit, i cili, sipas ESHS-së, është lehtë i qasshëm dhe i thjeshtë. Qytetarët duhet të futen vetëm me adresën e tyre të postës elektronike. Do të jetë i arritshëm vetëm nga jashtë dhe siguria e të dhënave personale është e garantuar./Gazeta LAJM