Një anije ruse e sanksionuar me një ngarkesë misterioze është fundosur në Mesdhe pas një ‘shpërthimi’ në bord.
Katërmbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit u raportuan se u shpëtuan, ndërsa dy thuhet se janë ende të zhdukur, shkruajnë mediat e huaja.
Në anën tjetër, burimet ruse pohojnë se ajo po shkonte për në Vladivostok, duke mbajtur vinça të mëdhenj me peshë 380 tonë secili, të destinuara për ndërtimin e një akullthyese moderne.
Anija Ursa Major u mbyt në ujërat ndërkombëtare midis Spanjës dhe Algjerisë të hënën, pak pas mesditës.