Anija kozmike me astronautë “Shenzhou-15” ulet me sukses

Pas përfundimit të misionit 180-ditor në stacionin hapësinor në orbitë, të dielën, astronautët e “Shenzhou-15” të Kinës u kthyen të sigurtë në Tokë.

Sipas Agjencisë Hapësinore me Astronautë të Kinës (CMSA), në orën 06:33 kabina e kthimit me 3 astronautët Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu zbriti në fushën e uljes “Dongfeng” në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës.

CMSA deklaroi suksesin e plotë të misonit “Shenzhou-15” pasi ekipi mjekësor konfirmoi se 3 astronautët ishin me shëndet të mirë.

Anija kozmike “Shenzhou-15” u lëshua në nëntor të vitit 2022.

Gjatë punës në stacionin hapësinor kinez, 3 astronautët kryen 4 aktivitete jashtë kabinës, duke shënuar një rekord të ri për ecjet në hapësirë të astronautëve kinezë.

Ata zhvilluan edhe një sërë eksperimentesh e testesh shkencore, duke përfshirë instalimin e pompave jashtë kabinës, instalimin dhe lidhjen e kabllove tërthore etj. (Fani)