Sport Anglia mposht Serbinë

Anglia mposht Serbinë

Anglia ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit C në Euro 2024.

 

Ndeshja, e zhvilluar në “Veltins Arena,” ka parë një Angli dominuese gjatë dyzet e pesë minutave të para, duke krijuar disa raste për shënim, por pa arritur të shënojë më shumë se një herë.

Goli i vetëm i ndeshjes ka ardhur në minutën e trembëdhjetë, kur Bellingham la shënuar pas një asistimi nga Saka.

Pjesa e dytë nuk ka sjellë  ndryshim rezultati, megjithëse të dyja skuadrat kanë pasur mundësi për të shënuar. Rasti më i mirë për Anglinë ka ardhur në minutën e shtatëdhjetë e tetë, kur Kane ka goditur shtyllën me një gjuajtje me kokë.

Serbia pati rastin më të mirë e ka pasur në minutën e tetëdhjetë e tretë, kur sulmuesi i Juventusit, Vlahovic, ka bërë një goditje të fortë nga distanca, por portieri Pickford ia ka arriur ta largojë topin nga porta me një pritje.

Anglia në avantazh pas pjesës së parë

Anglia po avancon 1-0 ndaj Serbisë pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së parë të Grupit C në Euro 2024.

Ndeshja e zhvilluar në “Veltins Arena” ka parë një Angli dominuese gjatë dyzet e pesë minutave të para, duke krijuar disa raste për shënim. Megjithatë anglezët nuk kanë shënuar më shumë se sa një herë. Goli i vetëm i pjesës së parë ka ardhur në minutën e trembëdhjetë, kur Jude Bellingham ka shënuar pas një asistimi Saka.

Në dispozicion të skuadrave mbetet edhe pjesa e dytë, ku rezultati mund të ndryshohet sërish.