Anglia e kënaqur me Southgate, i ofron rinovimin me dyfishim page

Kombëtarja e Anglisë përballet sonte me Shqipërinë nga ora 20:45, transmeton lajmi.net.

Me një fitore eventuale, anglezët do të siguronin një biletë për në Kampionatin Botër “Katar 2022”.

Pas paraqitjeve të mira, federata angleze po planifikon ta ‘shpërblejë’ përzgjedhësin Gareth Southgate me kontratë të re.

51-vjeçari ka kontratë me Kombëtaren deri në qershor të vitit 2022, por këtë të fundit duan të zgjasin bashkëpunimin me të.

Sipas “The Sun”, Anglia është e gatshme ti ofrojë trajneri një dyfishim page nga tre milionë funte sa fiton momentalisht do t’i japin gjashtë milionë funte në sezon.

Por, mbetet të shihet nëse Southgate do të pranojë rinovimin, pasi kohë më parë ai ka shprehur dëshirën që të drejtojë një ekip në Premier Ligë.