Angellovska: Buxheti është stabil, pagat dhe pensionet do të merren në kohë

Realizimi i të hyrave të përgjithshme është 97 përqind dhe pritjet janë që këtë vit të ketë realizim të shkkëlqyeshëm të pjesës së të hyrave, kështu ka deklaruar ministrja e financave Nina Angellovska duke nënvizuar se buxheti është në gjendje të mirë dhe financat janë stabile. Ajo u bëri thirje subjekteve politike që të sillen me përgjegjësi dhe interesat e qytetarëve të jenë të vendosura para poenave politik dhe vëmendjes mediatike. Angellovska ka theksuar më tej se vitin e kaluar firmat kanë marë kthimin e TVSH-së në vlerë prej 402 milion denarë, apo për 7,5 përqind më shumë në krahasim me vitin 2018, ndërsa 44 përqind më shumë se në vitin 2016.

Nina Angellovska, Ministre e Financave

“Në 16 ditët e para të janarit është bërë kthimi i TVSH-së ndaj firmave në vlerë prej 926 milionë denarë apo 15 milionë euro. Me këtë vazhdon dinamika e mirë nga viti i kaluar në të cilën firmat në bazë të TVSH-së u janë kthyer 401,9 milionë euro. Kjo është për 7,46 për qind më shumë në krahasim me vitin 2018, 28,18 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017, 44,19 për qind më shumë në krahasim me vitin 2016 dhe 42,46 për qind më shumë në krahasim me 2015. Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për firmat, sepse në këtë mënyrë ruhet likuiditeti, i nevojshëm për punën rrjedhëse, por edhe planifikim të veprimtarisë investuese”.

Ajo theksoi se edhe kthimi i TVSH-së ndaj qytetarëve në suaza të masës TVSH-ja Ime do të kryhet muajin e ardhshëm edhe atë për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2019, për çfarë kthimi arrin rreth 3,8 milionë euro.

Nina Angellovska, Ministre e Financave
“Përndryshe në dy tremujoret e para masa ka rezultate të shkëlqyera- 213 mijë shfrytëzues, 52,5 milionë llogari të skenuara me qarkullim prej 26 miliardë denarë, prej të cilave është paguar TVSH prej 2,8 miliardë denarë. Përmes lojës shpërblyese TVSH-ja Ime #Shpërblimi Im deri më tani janë ndarë 1,8 milionë denarë shpërblime edhe atë 340.000 denarë dhe shpërblime ditore edhe 1,5 milionë denarë për shpërblimet mujore nga 100.000 denarë”.

Angellovska mes tjerash theksoi se muajin e ardhshëm do të bëhet rritja e pagave në arsim dhe pensionet, ndërsa në mars edhe rritja e pagave në shëndetësi./SHENJA/