Angelina Jolie shkëlqen në San Sebastian dhe planifikon të largohet nga Hollywood-i

Angelina Jolie mahniti publikun me një fustan elegant prej kadifeje të zezë gjatë paraqitjes së modës Couture në Festivalin e Filmit në San Sebastian, në Spanjë.

Aktorja 50-vjeçare tërhoqi vëmendjen me elegancën e saj, duke kombinuar fustanin me taka të larta, vathë verbues dhe një xhaketë kadifeje, ndërsa përshëndeti fansat dhe pozoi nën shiun e lehtë.

Ylli i “Maleficent” ndaloi xhirimet e dramës së re “Anxious People”, për të marrë pjesë në festival, shkruan DailyMail.

 telegrafi.com

Paralelisht, ajo është në përgatitjet e fundit për projektin e saj më të ri me regjisorin Doug Liman, thrillerin me spiunazh “The Initiative”, ku do të luajë rolin e një spiuneje të quajtur Bright.

Ndërkohë, sipas “People”, Jolie po mendon të shesë rezidencën e saj historike në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë SHBA-ve sapo fëmijët e saj më të vegjël të mbushin 18 vjeç.

 telegrafi.com

Aktorja, e cila ka gjashtë fëmijë me Brad Pitt, thuhet se nuk ka dashur kurrë të jetojë në Los Angeles me kohë të plotë, por ishte e detyruar për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë.

Burime pranë saj theksojnë se Jolie pret me padurim një jetë të re jashtë Hollywood-it, pas një beteje të gjatë ligjore me ish-bashkëshortin e saj që përfundoi vetëm vitin e kaluar. /Telegrafi/

 telegrafi.com