Angela Merkel nuk do të ndërmjetësojë mes BE-së dhe Rusisë

Angela Merkel ka hedhur poshtë idenë se mund të luajë rol ndërmjetësues mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, duke argumentuar se situata aktuale gjeopolitike kërkon aktorë me peshë të drejtpërdrejtë politike dhe institucionale.

Sipas saj, presidenti rus Vladimir Putin i merr seriozisht vetëm ata liderë që kanë fuqi reale vendimmarrëse dhe ndikim të drejtpërdrejtë në politikën ndërkombëtare.

Kjo, sipas ish-kancelarit gjerman, e bën të vështirë çdo përpjekje individuale për ndërmjetësim që nuk mbështetet nga struktura të forta shtetërore apo nga një mandat i qartë diplomatik.

Merkel theksoi gjithashtu se, në këndvështrimin e saj, Evropa nuk po e shfrytëzon plotësisht potencialin e saj diplomatik.Ajo shprehu keqardhje që Bashkimi Evropian shpesh nuk vepron me një zë të unifikuar në çështjet e mëdha ndërkombëtare, gjë që, sipas saj, e dobëson ndikimin e kontinentit në raport me fuqitë e tjera globale.

Deklaratat e saj janë interpretuar si një kritikë ndaj mënyrës se si Evropa ka menaxhuar marrëdhëniet me Rusinë pas përshkallëzimeve të fundit të tensioneve, duke theksuar nevojën për koordinim më të fortë dhe strategji më të qartë diplomatike.

© SYRI.net