Angela Merkel bën fjalimin e parë publik në lidhje me fitoren e Bidenit

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbajtur fjalimin e saj të parë publik në lidhje me fitoren e Joe Biden në garën për president të Amerikës.

Merkel e përgëzoi Bidenin”me gjithë zemër”, duke thënë se ai e njeh mirë Gjermaninë dhe Evropën dhe ajo kishte kujtime të bukura nga takimi me të.

Ajo gjithashtu uroi Kamala Harrisin si gruaja e parë nënkryetare dhe shtoi se, si fëmijë e dy migrantëve, kaliforninja ishte një “frymëzim për shumë njerëz”.

Merkel theksoi rëndësinë e marrëdhënies së të dy vendeve dhe tha se pa mbështetjen e SHBA, ribashkimi gjerman 30 vjet më parë nuk do të ishte kurrë i mundur, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ajo shtoi se të dyja vendet duhet të qëndrojnë së bashku për të kapërcyer sfidat kryesore, të tilla si pandemia e koronavirusit, ngrohja globale dhe terrorizmi.