Përderisa partitë politike janë në vlugun e fushatës zgjedhore publicisti Mahi Nesimi si njohësi i mirë i problematikës së zgjedhjeve para disa ditëve botoi librin më të ri me shpjegime përkatëse për terminologjinë e zgjedhjeve. Lidhur me kët botim, Lajm ka zhvilluar një bisedë me autorin, ku ai flet për detajet që përmban botimi.
Çka sjellë të re libri juaj që i ka munguar literaturës politike në Maqedoni?
Gjatë tri dekadave të kaluara politikëbërja në vendin tonë është zhvilluar me hamendje- pa u mbështetur fare në teorinë politike, rregulla, kriteriume etj, etj. Kjo në mes tjerash ka ndodhur edhe për shkak të mungesës së kuadrit me njohuri përkatëse të teorisë politike. Në këtë drejtim ka çaluar dhe çalon edhe problematika e njohurive për zgjedhjet. Fatkeqësisht literatura politike në gjuhën shqipe as që ka egzistuuar dhe nuk ekzuiton as sot. Libri im më i ri u dedikohet vetëm zgjedhjeve. Kjo është një përpjekje për të sqaruar terminologjinë që përdoret në zgjedhje sepse në praktikë ndeshemi me gabime të palejueshme terminologjike.
Keni qenë pjesë e të gjitha proceseve zgjedhore, herë në mënyrë aktive, herë prej anash si publicist. Sa u mungon terminologjia e mirëfilltë zgjedhore politikanëve në Maqedoni?
Politikanët e këtushëm janë plotësisht të papërgatitur politikisht, sepse një numër mjaft i madh nuk vijnë nga shkencat shoqërore gjë e cila që në nismë e vështirëson ushtrimin e detyrave të përcaktuara. Prandaj, në fjalorin që e përdorin politikanët shpeshherë hasen fjalë të cilat nuk janë adekuate me temën për të cilën flitet ose për çështjen që shpjegohet. Përdoren fjalë e tema të pakuptueshme, që nuk kanë kurfarë kuptimi. Nga këtu e kanë zanafillën edhe sjellja e vendimeve të ndryshme që nuk përkojnë me interesat e qytetarëve. Lëmia e zgjedhjeve është një nga fushat ku manifestohet padituri e madhe e politikëbërësve. Fatkeqësisht, kjo përsëritet me vite dhe hetohet një mosinteresim për përmirësime.
Politikanët demonstrojnë mosnjohuri edhe për problematikën themelore të zgjedhjeve. Posaçërisht hetohet mungesë e dallimit ndërmjet sistemit dhe modelit zgjedhor, ndërmjet zgjedhësit dhe votuesit. Bie në sy mungesë e madhe e njohurive dhe kommenteve për veprimin e subjekteve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, në bashkëpunimin ndërpartiak në kuadër të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, në lidhjen e koalicioneve parazgjedhore dhe paszgjedhore. Politikanët tanë nuk kanë njohuri të duhura për mënyrën e ndarjes së mandateve të deputetëve. U mungojnë njohuritë për modele tjera të proporcionit përveç atij të D’ hontit. Kjo është pasojë e mungesës së interesimit për zgjedhje po edhe e literaturës përkatëse. Te politikanët tanë vërehet mosnjohja e llojeve të referendumeve. Është një varg i gjatë i çështjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e që politikanët tanë i kanë të paqarta.
A është modernizuar terminologjia zgjedhore e politikanëve në Maqedoni dhe sa është në përputhje me standardet perëndimore?
Në vokabularin e politikanëve në Maqedoni kanë zënë vend vetëm termat globale, respektivisht bazike. Nuk është bë asnjë hap tjetër. Zgjedhjet paraqesin një shkencë në vete. Nëpërmjet zgjedhjeve orientohet dhe ndërtohet e ardhmja e një vendi. Por zgjedhjet kërkojnë edhe ekzistimin e vizionit për sistem të preferuar politik. Te ne mungojnë këto preeokupime. Në Maqedoni nuk kemi patur reformë zgjedhore. Ligji për zgjedhje është me difekte të shumta. Reforma zgjedhore do të ishte një hap i madh për ndërtim të një sistemi të preferuar demokratik. Me një reformë cilësore zgjedhore do të ndihmohej nevoja e ndërtimit të shtetit ligjor.
Recenzentë të librit janë: dr. Jusuf Zejneli dhe dr. Subhi Jakupi. Libri shtrihet në 120 faqe.